Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Marrja e tij në pyetje po bëhet pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet. Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një koment