E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

Policia ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe si Albert Duka, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 2 nëntor.

Duka dyshohet se hyri i maskuar në filialin bankar rreth orës 10:45, kërcënoi me armë rojën e sigurisë dhe më pas i vendosi pistoletën në kokë arkëtares, duke i kërkuar paratë.

Pasi mori shumën që ndodhej në arkë, ai u largua me monopatinë në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Por dyshimet ndaj Robert Dukës nuk lidhen vetëm me këtë ngjarje. Ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një tjetër grabitje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit.

Grupi hetimor po vijon verifikimet për të dokumentuar përfshirjen e tij në të dyja ngjarjet. Gjatë grabitjes së 2 nëntorit nuk pati persona të lënduar.

Lini një koment