E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Lirohen derivatet në Kosovë, nafta bie 4 centë dhe benzina 2 centë

Lirohen derivatet në Kosovë, nafta bie 4 centë dhe benzina 2 centë

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit, siç thotë për KosovaPress kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu. Sipas tij, nafta është liruar 4 centë për litër, ndërsa benzina 2 centë për litër.

Rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar ka reflektuar menjëherë në pikat e shitjes në Kosovë, thekson Istogu. Çmimi aktual i naftës sillet nga 1,81 deri në 1,83 euro për litër, ndërsa benzina nga 1,48 deri në 1,50 euro.

Sipas Istogut, kompanitë importuese kanë reaguar menjëherë ndaj rënies në tregun ndërkombëtar. Rënia ka vazhduar gjatë gjithë javës dhe është bërë më e madhe në vikend, rreth 4 centë në naftë dhe 2 centë në benzinë, në përafërsisht të gjitha pikat shitëse në vend.

Për këtë javë, parashikimet janë për një rënie të lehtë të çmimeve, por kjo varet krejtësisht nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, nga bisedimet ose nga marrëveshja paqësore, thotë Istogu.

Kujtojmë se ministrja e MINT, Mimoza Kusari-Lila, kishte paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën nëse rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet në tregun e Kosovës.

Lini një koment