E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›LITUANI – Alarm në Vilnius: mbyllet aeroporti, ngrihen avionët luftarakë të NATO-s

LITUANI – Alarm në Vilnius: mbyllet aeroporti, ngrihen avionët luftarakë të NATO-s

VILNIUS, 13 shtator /ATSH -ANSA/ – Lituania ka mbyllur aeroportin e Vilniusit, ndërsa avionët luftarakë të NATO-s janë ngritur në përgjigje të një avistimi të mundshëm të dronëve në hapësirën ajrore lituaneze, në Vilnius dhe zonat përreth, si dhe në rajonet e Trakait dhe Elektrenait.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Krizave dhe është raportuar nga mediat lituaneze.

Avionët luftarakë janë ngritur nga baza ajrore e Šiauliai, në veri të Lituanisë.

Ndërkohë, transmetuesi publik kombëtar lituanez ka raportuar se është shpallur alarm i verdhë.

Lini një koment