E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Lituania do të emërojë kryeministrin e ri, merr postin kreu i partisë në pushtet

Lituania do të emërojë kryeministrin e ri, merr postin kreu i partisë në pushtet

Lideri i Partisë Socialdemokrate në pushtet në Lituani, Mindaugas Sinkevicius, pritet të marrë postin e kryeministrit të vendit, duke zëvendësuar Inga Ruginiene në krye të qeverisë.

Sipas raportimeve të medias publike lituaneze, Sinkevicius konfirmoi të martën gatishmërinë e tij për të udhëhequr ekzekutivin e ri pas formimit të koalicionit qeverisës.

“Dua t’ju informoj se konfirmoj vendosmërinë time për të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re dhe për të shërbyer si kryeministër”, shkroi ai në rrjetet sociale.

I zgjedhur në muajin maj në krye të Partisë Socialdemokrate, Sinkevicius pritet të pasojë Ruginiene-n, e cila ka drejtuar qeverinë që nga vjeshta e kaluar.

Në deklaratat e tij të para, ai theksoi se prioritetet kryesore të qeverisë së re do të jenë përballimi i ndikimit të rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës, si dhe nxitja e zhvillimit ekonomik.

Sinkevicius vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e forcimit të mbrojtjes kombëtare, ndërsa theksoi se politika e jashtme e Lituanisë duhet të mbetet aktive, e qëndrueshme dhe e fokusuar në rezultate konkret

Lini një koment