Wednesday, 16 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorLiverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpooli ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Carabao Cup, pasi mposhti Tottenhamin me rezultatin 3-1 në një ndeshje të zhvilluar në Anfield.

“Të kuqtë” e zhbllokuan takimin në minutën e 21-të. Alexis Mac Allister ishte ai që i dha avantazhin Liverpoolit, duke ndezur festën në Anfield.

Në pjesën e dytë, vendasit gjetën edhe golin e dytë. Në minutën e 54-t, Cody Gakpo realizoi për 2-0 dhe e vendosi Liverpoolin në një pozicion shumë të favorshëm. Tottenham nuk u dorëzua dhe në minutën e 69-të arriti të ngushtojë diferencën. Conor Gallagher shënoi për 2-1, duke rikthyer shpresat e londinezëve për një përmbysje.

Por Liverpooli nuk lejoi që ndeshja të shkonte drejt dramës së minutave të fundit. Në minutën e parë shtesë, Dominik Szoboszlai shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Liverpoolit. Kështu, Liverpooli vazhdon rrugëtimin në Carabao Cup, ndërsa Tottenham eliminohet nga kompeticioni.

Lini një koment