Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorLojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Sporti i mundjes i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Islam Dudaev arriti të fitonte medaljen e artë në peshën deri në 74 kg të stilit të lirë pas një dominimi të plotë. Në ndeshjen finale, mundësi kuqezi udhëhiqte 4-0 përballë Fati Vejselit nga Maqedonia e Veriut, përpara se ky i fundit të tërhiqej për shkak dëmtimi.

Nga ana tjetër, Zelimkhan Abakarov u dekorua me medaljen e argjendtë në peshën 65 kg të stilit të lirë. 33-vjeçari shqiptar u mposht në finalen e tij me rezultatin 4-2 përballë mundësit turk Ahmed Duman.

Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë të sfidës, Abakarov nuk arriti të përmbyste disavantazhin e krijuar që në periodën e parë.

Lini një koment