Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit
Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi zhvilluan një paraqitje pozitive ndaj përfaqësueses italiane, duke kaluar të parët në avantazh dhe duke ruajtur baraspeshën deri në fund të takimit.
Shqipëria e gjeti golin në minutën e 45-të, me Rajmond Marinajn që i dha avantazhin skuadrës kuqezi në fundin e pjesës së parë.
Italia reagoi pas pushimit dhe arriti të barazojë rezultatin, duke vendosur shifrat përfundimtare në 1-1.
Gjatë pjesës së dytë, Shqipëria dhe Italia patën mundësi për të ndryshuar rezultatin, por në fund të dyja skuadrat u ndanë në barazim.
Ky rezultat i jep Shqipërisë një pikë të rëndësishme në startin e “Taranto 2026”, ndërsa aventura kuqezi vijon me një tjetër përballje të rëndësishme në Grupin B.
Ndeshja e dytë e Kombëtares U-21 do të luhet më 24 gusht, ndaj Kosovës, në orën 21:00. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kompeticion, për të vijuar rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare me ambicie të plota.