Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaArteMbyllet edicioni i 13-të i “KoKo Fest”, shpallen fituesit

Mbyllet edicioni i 13-të i “KoKo Fest”, shpallen fituesit

Në Korçë u mbyll edicioni i 13-të i “KoKo Fest”, Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë, që për dhjetë ditë e mbushi qytetin juglindor me shfaqje, humor dhe artistë nga Shqipëria e rajoni.

Natën e fundit të këtij edicioni të 13-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “KoKo Fest” u shpallën edhe artistët dhe shfaqja më e mirë, ku komedia “Babai”, nga Teatri Eksperimental, u shpall “Shfaqja më e mirë” e këtij edicioni.

Aktori më i mirë i festivalit u vlerësua Viktor Zhusti, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Luiza Xhuvani.

Një vlerësim i veçantë shkoi për aktorin Ndriçim Xhepa, fitues i Çmimit të Karrierës, ndërsa çmimet e interpretimit dhe krijimtarisë nderuan disa prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare.

Fituesit e edicionit të 13-të të “KoKo Fest”:

– Shfaqja më e mirë – “Babai”, Teatri Eksperimental

– Çmimi i Karrierës – Ndriçim Xhepa

– Regjia më e mirë – Gent Bejko

– Aktori më i mirë protagonist – Viktor Zhusti

– Aktorja më e mirë protagoniste – Luiza Xhuvani

– Aktori më i mirë joprotagonist – Pjerin Vlashi

– Aktorja më e mirë joprotagoniste – Blerta Belliu

– Kostumografia dhe skenografia më e mirë – Iliriana Basha

– Muzika më e mirë – Demos

– Aktori i ri më i mirë – Antonio Tole & Silvio Goskova

– Çmimi i Jurisë së të Rinjve – “24 orë nga jeta e një votuesi”

“Një tjetër festival që e solli teatrin pranë publikut dhe e mbajti Korçën për disa ditë në qendër të skenës teatrore”, u shpreh kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo.

Ai falënderoi artistët, teatrot pjesëmarrëse dhe publikun që e bënë këtë edicion të “KoKo Fest” një tjetër festë të bukur të teatrit.

Në organizimin e këtij viti të “KoKO Fest” u ngjitën në skenë 9 trupa. Tetë shfaqje ishin në konkurrim dhe një tjetër ishte përshëndetëse.

Në një festival ku skena bashkoi artistë të mirënjohur dhe talente të reja në Korçë, “KoKo Fest” uli siparin e 13-të pas ditësh të mbushura me art, humor dhe emocione të bukura.

Lini një koment