Miqësore, Shqipëria U21 mund me përmbysje Luksemburgun U21
Shqipëria U21 ka mposhtur 3-1 Luksemburgun U21 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Miqtë kaluan të parët në avantazh, por kuqezinjtë arritën që të përmbysin gjithçka që në pjesën e parë.
Ermir Rashica barazoi shifrat, ndërsa Bruti shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 35-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të Shqipërisë.
Djemtë e Bushit dominojnë edhe pjesën e dytë dhe në minutat e fundit të takimit shënojnë edhe golin e tretë me Dodajn.
Shqipëria fiton 3-1 miqësoren ndaj Luksemburgut, ndërsa më 17 nëntor djemtë kuqezi i pret një miqësore luksi kundër Spanjës U21 në “Air Albania”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.