Ronaldinho zbarkon në Itali, të dielën debuton me Ravenën në derbin kundër Forlit
Debutimi i tij me fanellën e Ravenës është vetëm pak orë larg. Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho bëhet gati të rikthehet në fushë, njëmbëdhjetë vjet pas tërheqjes së tij nga futbolli.
Braziliani, i cili më parë ka luajtur për Barcelonën dhe Milanin, mbërriti në aeroportin e Forlìt rreth orës 15:00, duke ardhur nga Barcelona. Ai u prit nga Lorenzo Tonetti, ndërlidhësi i klubit, dhe presidenti i Ravenës, Ignazio Cipriani.
Të dielën, në orën 17:30, Ronaldinho do të debutojë në stadiumin “Bruno Benelli”, në derbin kundër Forlìt. Ai pritet të marrë pjesë në një seancë stërvitore të shtunën në mëngjes.
“Ai do të hyjë në lojë në pjesën e dytë. Në çfarë pozicioni? Në sulm – do të jetë i lirë të gjejë hapësirën e tij, ashtu siç u takon kampionëve të kalibrit të tij,” – deklaroi për Sky trajneri i Ravenës, Andrea Mandorlini.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.