Sunday, 6 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorMomente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s.

Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë dhe mbeti i palëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh te shokët e skuadrës.

Loja u ndërpre menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pamjet televizive treguan lojtarët e të dyja skuadrave të shqetësuar për gjendjen e tij. Arbitri thirri kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave dhe, pas konsultimit mes tyre, u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit. Fillimisht pati frikë për një problem serioz, por më pas u bë e ditur se futbollisti kishte pësuar një gjendje të rënduar nga dehidratimi, e cila shkaktoi edhe konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, mbrojtësi ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm.

Gjendja e Bozhinov

Bozhinov ndodhet ende nën vëzhgim në spitalin San Leonardo në Castellammare di Stabia. Sipas mjekëve, futbollisti është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. “Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në buletinin mjekësor.

Lini një koment