Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorNagelsmann: Kryem vetvr*sje taktike ndaj Ekuadorit, ata ishin skuadra më e uritur se ne për fitore

Nagelsmann: Kryem vetvr*sje taktike ndaj Ekuadorit, ata ishin skuadra më e uritur se ne për fitore

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, tha se skuadra e tij, e cila tashmë ishte kualifikuar për turin tjetër të Kupës së Botës, kishte kryer ‘vetëvrasje taktike’, pasi Ekuadori fitoi 2-1 me përmbysje të enjten.

Leroy Sane i Gjermanisë avantazhin që në start, një nisje perfekte duke shënuar pas dy minutash, por Nilson Angulo barazoi shtatë minuta më vonë. Me Ekuadorin që kërkonte një vend në raundin tjetër, Gjermania nuk dha atë që pritej.

Amerikano-Latinët ishin skuadra më e uritur dhe Gonzalo Plata shënoi një gol të paçmuar fitoreje në minutën e 77-të në New Jersey, që i vendosi në vendin e tretë me katër pikë, gjë që ishte e mjaftueshme për një vend në fazën tjetër.

Ne patëm një nisje të shkëlqyer,” tha Nagelsmann, që shtoi: “Për fat të keq, menjëherë pas shënimit, filluam të kryenim vetëvrasje taktike me pozicionimin tonë. Kjo i vështirëson gjërat”.

“Ekuadori kishte gjithçka për të luajtur, dhe mund ta kuptoje, ata kishin këmbën në gaz. Por, gjithashtu, nuk mund të them se ndonjë nga lojtarët e mi nuk dha gjithçka. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Nageslmann.

Humbja nuk është kurrë e mirë, as në një ndeshje ku nuk mund të humbasësh vendin e parë. Do të nxjerrim mësimet tona dhe do të vazhdojmë. Duhet të mësojmë prej saj dhe të përmirësohemi, por gjithashtu duhet të shohim përpara”, tha trajneri i Gjermanisë.

Fituam shumë ndeshje, humbëm një, dhe të hënën është e rëndësishme të fillojmë mirë dhe të japim gjithçka për të kaluar në raundin tjetër”, tha Nagelsmann.


Lini një koment