E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka përcjellë urimet për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, misioni amerikan ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke vlerësuar njëkohësisht angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Partneriteti ynë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet në mbrojtje, për të forcuar sigurinë kolektive”, thuhet në mesazh.

Postimi i plotë:

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri.

Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive.

Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për t’i mbajtur të dy kombet tona të sigurta.

Lini një koment