Wednesday, 16 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorNdeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Këtë muaj nis edicioni i ri i Nations League dhe trajnerët e skuadrave kombëtare kanë nisur të publikojnë emrat e futbollistëve që kanë marrë nën urdhrat e tyre për sfidat e këtij kompeticioni.

Këtë të mërkurë ishte radha e një prej rivalëve të Kombëtares Shqiptare në Ligën C dhe bëhet fjalë për Finlandën me të cilën skuadra jonë përfaqësuese do të luajë në 3 tetor.

Në listën e futbollistëve të grumbulluar të trajnerit Jacob Friis janë 25 futbollistë të përzgjedhur dhe ku nuk kanë munguar ndryshimet. Kështu, janë kthyer në skuadër pas një mungese të gjatë mesfushorët Kaan Kairinen dhe Glen Kamara ashtu sikurse edhe Bergstrom, Lahtenmaki dhe Stahl që janë rikuperuar nga dëmtimet e tyre. Risia e vetme e skuadrës finlandeze është sulmuesi Adrien Svanbak.

Ndërkaq në listën e Finlandës ka edhe emra të tillë si Lukas Hradecki, portieri i Monacos apo Joel Pohjanpalo. Përvec Finlandës, Kombëtarja shqiptare në këtë edicion të Nations League do të përballet edhe me Bjellorusinë dhe San Marino.

Lini një koment