Nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për Festim Bexhdilin, fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, duke e ulur atë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.
Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden Resort”, ishte shpallur fajtor për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020 dhe nuk u gjet më.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Bexhdili shfaqej në pamjet filmike duke përgatitur veglat e punës që do të përdoreshin për zhdukjen e trupit të Jan Prengës, babait të katër fëmijëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020, kur Jan Prenga u rrëmbye në mesditën e 17 janarit. Pavarësisht hetimeve, trupi i tij nuk është gjetur ende