Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ngërçi me pagat, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të shqetësuar, ligjvënësit po përpiqen të anashkalojnë vendimin

Ngërçi me pagat, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të shqetësuar, ligjvënësit po përpiqen të anashkalojnë vendimin

Përplasja mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për pagat e magjistratëve ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare.

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve ka reaguar ndaj ngërçit të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur shqetësim për projektligjin e propozuar nga mazhoranca.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat EAJ akuzon ligjvënësin se po përpiqet të anashkalojë zbatimin e vendimit kushtetues, përmes një metode të re llogaritjeje me efekt prapaveprues.

Shoqata thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha autoritetet publike, ndërsa paralajmëron se moszbatimi i tyre rrezikon shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve.

EAJ shpreh mbështetje për Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe njofton se çështja do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës, që do të zhvillohet në tetor në Lisbonë.

Organizata thotë se do të informojë edhe aktorët ndërkombëtarë dhe evropianë për situatën në Shqipëri.

Lini një koment