E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga policia Ulian Shpatarakun, i cilësuar si një nga njerëzit më besnik të paraardhësit të tij, Ilir Proda.

Mësohet se përjashtimi i tij nga detyra është me motivacionin mosparaqitje të rregullt në detyrë.

Më herë, në mars të këtij viti, Sokol Bizhga në postin e Drejtorit të përkohshëm të Policisë së Shtetit, e pezulloi atë nga detyra po me të njëjtin motivacion. Ulian Shpataraku ishte me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Në muajin mars vendimi për pezullimin e tij nga detyra është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.

Mësohet se Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.

Shpataraku, si çdo efektiv i përjashtuar nga Policia e Shtetit ka të drejtën e ankimit, komisioni i cili brenda 1 muaji konfirmon ose jo zyrtarisht përjashtimin nga radhët e uniformave blu.

Lini një koment