Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorOlise: Kam mësuar të dribloj nga futbolli i rrugës, më pëlqen më shumë të luaj si “numër 10”

Olise: Kam mësuar të dribloj nga futbolli i rrugës, më pëlqen më shumë të luaj si “numër 10”

Michael Olise cilësohet si një nga anësorët më të mirë në futbollin botëror për Bayern Munich dhe Francën, por sulmuesi i talentuar ka zbuluar çuditërisht se të luash në krah nuk është roli i tij i preferuar.

24-vjeçari, i cili aktualisht po luan në Kupën e Botës 2026, shpjegoi se ndihet më rehat dhe natyrshëm duke vepruar në qendër si një numër tradicional 10.

Edhe pse Olise i ka mahnitur tifozët duke vepruar në krahun e djathtë si për klubin ashtu edhe për vendin e tij, sulmuesi krijues pranon se zemra e tij është në një pozicion më qendror.

Me Bayern, ai ka luajtur 107 ndeshje, duke shënuar 42 gola dhe duke dhënë 54 asiste. Megjithatë, ylli 24-vjeçar rrëfeu për “L’Équipe” se ai preferon të luajë dikur tjetër në fushë: “Ku ndihem më rehat? Mendoj se është si numër 10”.

“Është një rol më i lirë. U rrita duke luajtur si numër 10. Pra, për mua, ndihet më natyrale. Ndoshta jo për momentin, sepse sot po luaj në krah, por mendoj se kjo është ajo që më duket më natyrale“, shtoi Olise.

Do të thoja se driblimi vjen nga futbolli i rrugës. Ne luanim jashtë me vëllain tim, duke e goditur topin në mur, duke bërë ndeshje 1 kundër 1 dhe të gjitha këto. Do të thoja se vjen nga atje”, deklaroi francezi.

Më tej, Olise, që në këtë Botëror ka realizuar 4 asist për kombëtaren e Francës, sqaroi: “Futbolli i rrugës është një lloj tjetër futbolli, por është padyshim një mënyrë për të mësuar”.

“Futbolli, në ato kushte, është thjesht liri. Nuk ishte as të mësuarit në kuptimin e ngushtë. Thjesht më pëlqente të luaja futboll. E doja, thjesht dhe qartë. Mendoj se të gjithë e duan kur janë të rinj“, tha Olise.


Lini një koment