Pas ceremonisë së Pavarësisë, krerët e Shqipërisë dhe Kosovës ndajnë një kafe në Vlorë
Pas ceremonisë shtetërore në Sheshin e Flamurit, aktivitetet për 114-vjetorin e Pavarësisë kanë vijuar në një atmosferë më informale për krerët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri Edi Rama është ulur për kafe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, si dhe kryebashkiaken e Vlorës dhe përfaqësues të tjerë politikë që morën pjesë në ceremoninë e organizuar për 28 Nëntorin.
Takimi është zhvilluar në një nga ambientet pranë Sheshit të Flamurit, ku krerët e dy vendeve janë fotografuar së bashku pas përfundimit të ceremonisë zyrtare.