Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›PDK kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit, paralajmëron konferencë për media në orën 11:00

PDK kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit, paralajmëron konferencë për media në orën 11:00

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora 11:00.

Konferenca vjen në kohën kur PDK-ja po kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar që seanca të vazhdojë sot në orën 11:00.

Në letër, PDK-ja argumenton se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese dhe kërkon që procesi të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme.

Sipas partisë, tejkalimi i afatit kushtetues nuk e heq detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

PDK-ja ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin konferencën, e cila do të mbahet në hollin e Kuvendit. /Telegrafi/

Lini një koment