Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas
Protestat në përfundim të ndeshjes mes Genoas dhe Napolit i kushtuan Drejtorit Sportiv të klubit kuqeblu, Diego Lopez që u skualifikua deri në 8 shtator.
Ky i fundit hyri në fushën e lojës për t’u ankuar për golin e parë të Napolit, atë të shënuar nga De Bruyne me belgun që fillimisht kishte prekur mbrojtësin Vazquez duke e rrëzuar në tokë.
Në komunikatën e Gjykatësit Sportiv theksohej se Diego Lopez u skualifikua sepse në fund të ndeshjes hyri në fushë për të kontestuar në mënyrë të përsëritur një vendim arbitrar duke shfaqur sjellje agresive për t’i bërë protestat e tij edhe në dhomat e zhveshjes dhe duke penguar arbitrin të mbyllte derën e dhomës së tij për disa momente.
Gjykatësi Sportiv në të njëjtën kohë ndëshkoi financiarisht klubet për sjelljet e tifozëve të tyre. Bologna u gjobit me 12 mijë euro gjobë, ndërsa për Atalantën masa ishte 10 mijë euro gjobë. Gjoba pati edhe për Venezian, Comon dhe Frosinonen.