“Për lirinë që na e sollën”, edhe Hannoveri marshon për çlirimtarët
Në Hannover të Gjermanisë do të mbahet një marshim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë njoftuar organizatorët.
Marshimi do të zhvillohet të shtunën, më 26 shtator 2026, duke filluar nga ora 18:00, dhe pritet të mbledhë qindra pjesëmarrës nga diaspora shqiptare.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive me mesazhin: “Për çlirimtarët, për lirinë që na e sollën”, duke ftuar shqiptarët që jetojnë në Gjermani të bashkohen në shenjë solidariteti.
Ky marshim është pjesë e një sërë tubimesh dhe ngjarjesh që diaspora ka organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Burimi: Klan Kosova