Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTrumpi në OKB falënderon Kosovën për angazhimin në Gaza

Trumpi në OKB falënderon Kosovën për angazhimin në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, falënderoi publikisht Kosovën për angazhimin e saj në stabilizimin e Gazës.

“Dua t’i falënderoj edhe ata që kanë dërguar trupa, policë dhe trajnime për të stabilizuar Gazën… Shqipërinë, Kosovën…”, deklaroi Trump gjatë fjalimit para udhëheqësve botërorë.

Në të njëjtin fjalim, presidenti amerikan përsëriti po ashtu pohimin e tij se ka ndalur luftën mes Serbisë dhe Kosovës, duke e përfshirë atë mes tetë konflikteve që sipas tij janë ndalur gjatë presidencës së tij.

“Kam ndalur tetë luftëra… Mes tyre atë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai mes tjerash, duke e radhitur zgjidhjen e konfliktit në listën e arritjeve të tij diplomatike.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment