E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

Avokati Edmond Petraj ka komentuar protestën e “Flamingove” dhe atë të studentëve, duke deklaruar se të dyja lëvizjet nuk mund të funksionojnë pa mbështetjen e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Petraj u shpreh se prania e demokratëve dhe simpatizantëve të PD-së ka qenë vendimtare për plotësimin e numrave të protestuesve.

“Ajo që kam parë unë, edhe nga deklaratat që ka dhënë zoti Berisha dhe duke parë deputetë, ish-deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike që kanë qenë në protestë, tregon që si ‘Flamingot’, ashtu edhe kjo protesta e fundit, pa Partinë Demokratike nuk funksionojnë. Pra, plotësimi i numrave që ndodhen në atë protestë është patjetër pjesë e Partisë Demokratike dhe simpatizantëve të saj”, deklaroi Petraj.

Ai argumentoi se PD-ja, si një forcë e madhe politike, ka të drejtën të marrë pjesë dhe të luftojë për interesat e saj në këto protesta.

Sipas avokatit, protestat tashmë kanë humbur karakterin fillestar dhe janë shndërruar në lëvizje politike, ku aktorë të ndryshëm po përpiqen të marrin pjesën e tyre të përfaqësimit.

“Unë e nisa gjithë argumentimin tim dhe e përfundova me faktin se protestat u kthyen në lëvizje politike. Tani secila prej tyre lufton të marrë pjesën e vet. Kaq është lëvizja politike, prandaj dështoi”, u shpreh Petraj.

Lini një koment