E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur

Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur

Një 29-vjeçar është plasur me thikë në qytetin e Fierit të martën. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku janë konfliktuar shtetasit Bexhet Myftari 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.

Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Lini një koment