Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPlagosja me armë zjarri në Korçë, identifikohet autori, i afërm me të plagosurin (EMRI)

Plagosja me armë zjarri në Korçë, identifikohet autori, i afërm me të plagosurin (EMRI)

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. I plagosuri është identifikuar me inicialet Dh. Sh. dhe, sipas të dhënave paraprake, ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Nikolin Tarusha, i afërm i të plagosurit.

Sipas burimeve nga policia, dy personat kanë qenë duke udhëtuar së bashku në një automjet, kur për motive ende të paqarta, Tarusha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj të afërmit të tij, duke e plagosur në këmbë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për dokumentimin e saj dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 4, dyshohet se shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Dh. Sh., 38 vjeç, për motive të dobëta.

38-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment