Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!
Klubi i Lacios po kalon situata absurde të njëpasnjëshme në vitet e fundit dhe duket se gjithçka po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe me eliminimin në Kupën e Italisë, ku skuadra doli përballë Mantovës që në turin e parë të turneut. Një turpërim që nuk është pranuar nga tifozët, e aq më pak nga klubi.
Në një mbledhje të zhvilluar pas ndeshjes, drejtori sportiv Fabiani ka dalë para ekipit duke u përballur me lojtarët dhe duke e cilësuar të papranueshme paraqitjen e tyre.
Por në këtë pikë ka ndërhyrë trajneri Rino Gatuzo, i cili i ka dalë kundër drejtorit sportiv, duke theksuar se lojtarët kishin pasur impenjimin e duhur e nuk duhej të akuzoheshin të paktën për të.
Një përplasje që nis që në ditët e para të sezonit dhe që premton shkëndija të tjera në vijim, në një edicion të cilin bardhekaltrit do e përjetojnë përsëri në luftë edhe me tifozët që nuk kanë bërë abonimet vjetore dhe do boshatisin stadiumin.