E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia shoqëron me forcë protestues, hyn edhe në lokale pranë Kullave Binjake

Policia shoqëron me forcë protestues, hyn edhe në lokale pranë Kullave Binjake

Tensionet kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme në protestën kundër qeverisë në Tiranë, ku, siç njofton BalkanWeb, policia ka nisur të shoqërojë protestues, duke përdorur edhe forcën.

Sipas BalkanWeb, efektivët kanë hyrë në lokalet pranë Kullave Binjake dhe në ambiente ku ndodheshin njerëz, duke shoqëruar persona, teksa përdornin edhe dhunën.

Teksa shoqëroheshin protestuesit, qytetarët e tjerë të pranishëm thërrisnin “Lëreni çunin” dhe “Maskarenj”, në shenjë proteste ndaj veprimeve të policisë.

Qytetarët po marshojnë në rrugët e kryeqytetit, pasi më parë ndodheshin përpara Kryeministrisë, ku ishin pozicionuar pas marshimit në rrugët e Tiranës.

Lini një koment