E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

Policia ka ndërmarrë një tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, duke ndërhyrë sërish me autobotë uji dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës së grumbulluar në zemër të kryeqytetit.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të forcave të rendit për shpërndarjen e protestës, pjesëmarrja e qytetarëve mbetet e lartë. Sheshi Skënderbej është i mbushur me protestues, të cilët vijojnë tubimin edhe pas disa orësh përplasjesh me policinë.

Forcat e rendit kanë përdorur sërish ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ku dëgjohen thirrjet “Dorëheqje! Dorëheqje!”, drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Kjo është një tjetër tentativë e policisë për zbrazjen e sheshit, pasi më herët dhjetëra efektivë, të shoqëruar nga autobotët e ujit, u vunë në ndjekje të protestuesve në rrugët përreth qendrës së Tiranës. Megjithatë, qytetarët u rigrumbulluan në shesh, duke vijuar protestën.

Lini një koment