Portugali-Kroaci një vit nga aksidenti i Diogo Jota, Vitinha karikon skuadrën: Kemi gjithë motivimin për të fituar
Ndeshja e Kupës së Botës ndaj Kroacisë do të ketë rëndësi emocionale për Portugalinë, pasi ata do të dalin në fushë një ditë para përvjetorit të vdekjes së sulmuesit të tyre Diogo Jota në një aksident me makinë.
Mesfushori Vitinha tha se nderimi i kujtimit të Jota do të jetë një motivim shtesë për ekipin për të siguruar një vend në turin tjetër të Botërorit. “Ne kemi gjithë motivimin për të fituar sot”, tha Vitinha.
“Duam të fitojmë për familjet tona, për Diogo Jota, për të gjithë vendin, për të gjithë Portugalinë. Kjo është arsyeja pse do të bëjmë gjithçka që mundemi, me të vërtetë më të mirën tonë, për të fituar kundër Kroacisë“, tha Vitinha.