Prapaskena/ CR7 e dinte që do të grumbullohej, lamtumira “shigjeta” e fundit për Jesus
Cristiano Ronaldo informoi Pedro Proençën se do të njoftonte tërheqjen e tij nga Kombëtarja në rrjetet sociale, por ish-kapiteni i Portugalisë nuk bisedoi për këtë argument me Jorge Jesus.
Sipas medieve portugeze CR7 vendosi të njoftonte tërheqjen e tij nga skuadra kombëtare në vigjilje të shpalljes së listës së lojtarëve të grumbulluar për takimet e radhës të Nations League nga Jorge Jesus sepse kërkonte që të “shigjetonte” për herë të fundit komisarin teknik.
Sipas raportimeve nga Portugalia emri i CR7 figuronte në listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen nga Jesus për takimet e radhës të Nations League.
Jorge Jesus mendonte se Cris (siç e quan ai) i shtonte vlerë ekipit kombëtar dhe për këtë arsye nuk do të hiqte dorë nga numri 7, i cili do të ishte një nga lojtarët e thirrur në listën që ai do të shpallë këtë të premte (6 nëntor).
Cristiano Ronaldo e dinte këtë dhe meqenëse nuk dëshironte të kthehej në kombëtare nën drejtimin e Jorge Jesus, vendosi të njoftonte tërheqjen e tij. Gjithçka ndodhi pa asnjë bisedë paraprake midis tyre.
Cristiano Ronaldo dhe Jorge Jesus nuk kanë folur që nga mëngjesi i 30 shtatorit. CR7, JJ dhe Proença u takuan atë mëngjes dhe kjo ishte biseda e fundit që lojtari dhe trajneri patën së bashku me kreun e Federatës Portugeze të Futbollit.
As Jorge Jesus dhe as Pedro Proença nuk donin që kjo tërheqje të ndodhte në këtë mënyrë, por ata nuk mundën ta bindnin CR7 që të largohej nga Portugalia si titullar dhe jo si zëvendësues. Me këtë vendim, Cristiano braktis ëndrrën e tij në sirtar për të shënuar golin e 1000-të në karrierë me fanellën e kombëtares, por i sigurt është fakti se ai nuk do të ndalojë së luajturi futboll para se të arrijë këtë moment historik. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.