E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Prej më shumë se dy orësh në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisin marshimin

Prej më shumë se dy orësh në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisin marshimin

Që prej orës 10:00 ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Prej me shume se dy orësh qytetarë të shumtë janë bashkuar në protestën kombëtare teksa ende nuk ka patur asnjë lëvizje nga ana e tyre.

Ata shihen me flamuj dhe pankarta në duar teksa deri më tani nuk ka patur asnjë incident mes tyre dhe policisë.

Protestuesit tashmë kanë nisur të ndezin flakadanë teksa kanë nisur edhe marshimin teksa pika se ku ata do të ndalen ende nuk dihet. Në këtë protestë shihet prezencë e shtuar teksa pritet që t’u bashkohen edhe shqiptarët nga diaspora.

Lini një koment