E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Pakistan pas bisedimeve me SHBA-në

Presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Pakistan pas bisedimeve me SHBA-në

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi kanë mbërritur këtë të marte në Islamabad të Pakistanit.

Delegacioni iranian u prit nga kresidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe disa ministra.

Vizita vjen një ditë pasi Pakistani dhe Katari thanë se raundi i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër gjatë fundjavës ishte produktiv.

“Pakistani dhe Irani ndajnë lidhje të forta vëllazërore, të rrënjosura thellë në histori, besim dhe kulturë”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit.

“Udhëheqja dhe populli i Pakistanit i shprehin një mirëseardhje të ngrohtë Ministrit të Jashtëm Araghchi dhe delegacionit iranian në Islamabad.”

Lini një koment