Presidenti Trump urdhëron vendosjen e tabelave jashtë Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane për të paralajmëruar mbi informacionin që ai e quan të pasaktë
Presidenti Trump urdhëroi që zyrtarët federalë të vendosin tabela jashtë Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane të Smithsonian për të korrigjuar, sipas tij, informacionet që konsiderohen të pasakta në ekspozitat mbi historinë e Shteteve të Bashkuara.
Sipas CBS News, urdhri bazohet te një raport i Shtëpisë së Bardhë prej 162 faqesh, i publikuar më 4 korrik, që e kritikon muzeun për një kornizë ideologjike. Raporti, me titullin “Saving America’s Story”, thotë se udhëheqja e Smithsonian po e përdor historinë amerikane si një mjet për të promovuar idetë e drejtësisë sociale dhe transformimeve radikale, në vend që ta trajtojë si trashëgimi kombëtare të përbashkët.
Dokumenti rekomandon, ndër të tjera, vendosjen e një tabele mbi secilën hyrje që shfaq përcaktimin e tij: “Warning: the exhibits in this museum were prepared by people who don’t want you to love your country.” Urdhri presidencial kërkon gjithashtu vendosjen e tabelave të përkohshme përgjatë shtegjeve që çojnë te muzeu, për t’u informuar vizitorët mbi gjetjet e raportit dhe për t’i orientuar drejt lokacioneve dhe burimeve për informacion të saktë rreth historisë së Amerikës.
Institucioni i tha CBS News se, lidhur me urdhrin ekzekutiv, nuk kishte koment në këtë moment.