E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar sot për zgjedhjet e degës së PD në Korçë.

Ai i cilëson produkt të një “çorbe” të përgatitur nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, pra të paracaktuara në fitues.

Postimi nga Edmond Spaho:

“Perse qaheni dhe kujt i qaheni?

C’te mbjellesh do korresh.

Kjo eshte corba qe ka gatuar Flamur Noka ne Korce qe prej vitit 2022 i mbeshtetur nga Sali Berisha.

Ne zgjedhjet e vitit 2021 opozita ne Qarkun Korce mbeti vetem 2500 vota prapa PS.

Pas kesaj, ne fund te vitit 2022, punet i mori ne dore doktor-profesori i organizimit Flamur Noka.

Perjashtoi tere kryetaret e partive qe mbeshteten dhe krijuan deget e Rithemelimit dhe drejtuesin e Qarkut Korce.Vendosi ne drejtim ata qe i serviloseshin dhe lepiheshin, kryesisht njerez te Lulzim Bashes.

Rezultati: ne zgjedhjet e vitit 2025 humbi me 22.000 vota.

Askush nuk u shqetesua, asnje analize nuk u be, askush nuk mori pergjegjesi. Te gjithe u sollen si fitimtare.Tani jane katandisur si mos me keq ne Korce dhe ne te gjithe deget e Qarkut.

Kjo eshte ajo qe gatuat dhe meritoni.Demokratet ju kane braktisur sepse nuk durojne me akraballeqet, nepotizmin, vulgaritetin, arrogancen, servilizmin, mosmirenjohjen, genjeshtrat dhe palacolleqet e Flamurit dhe sejmeneve qe i rrine nga pas, perfshire drejtuesin UFO te Qarkut, qe Saliu me Flamurin e vendosen pak para zgjedhjeve te vitit 2025.

Prisni se nuk ka mbaruar.

Ju vazhdoni te silleni sikur te jeni fitimtare. Zgjedhjet vendore po afrojne dhe aty do merrni nje goditje qe as ne endrrat me te keqija nuk e keni menduar.

Kete meritoni, kete do ju japin qytetaret dhe demokratet e mashtruar nga ju”.

Lini një koment