E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Programi për strehimin e përballueshëm, Rama: Nga viti i ardhshëm, 10 mijë familje të reja marrin çelësat e shtëpisë!

Programi për strehimin e përballueshëm, Rama: Nga viti i ardhshëm, 10 mijë familje të reja marrin çelësat e shtëpisë!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur objektivat e qeverisë për programin e strehimit të përballueshëm, duke premtuar mbështetje konkrete për familjet e reja që në vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, kreu i ekzekutivit deklaroi se me buxhetin e ri, “10 mijë familjet e para të reja do të kenë mundësinë të marrin çelësat e shtëpisë së tyre, duke nisur nga viti i ardhshëm”.

Sipas kreut të qeverisë, ky hap përbën vetëm fazën e parë të një plani më të gjerë afatmesëm.

Rama theksoi se “ambicia është që deri në vitin 2030 të dorëzohen 55 mijë çelësa” për familjet që kanë nevojë për zgjidhje strehimi.

Lini një koment