Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Eksperti i sigurisë, Faik Basha thotë se kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe grupi i tij në protestë, pasi kryejnë veprime të dhunshme, heqin maskat dhe viktimizohen.

Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Basha u shpreh se ata shpërndajnë informacione të rreme, për të fituar simpatinë e masës.

Sipas ekspertit Basha, qëllimi i vetëm është destabilizimi i vendit.

“Arlind Qori dhe grupi i tij, ndryshe nga llojet e revolucioneve, tashmë ka ndryshuar gjithçka. Simpatia e publikut, është gjëja kryesore e këtyre organizatave. Heqin maskat dhe viktimizohen. Shpërndajnë informacione të rreme. Ditën e shtunë, kishte informacione që thonin ka tre fëmijë të vrarë. Kjo maksimizon grupin, kjo i jep mundësinë grupit të dalë si i keqtrajtuar. Bëjnë video dhe pastaj ngrihen dhe nuk kanë asnjë lloj gjëje. Është thjesht skenë xhirimi për të fituar simpatinë e masës. Janë të trajnuar, kanë marrë trajnime të mirëfillta sesi do të organizohen. Qëllimi i vetëm është destabilizim. Misioni i tyre, ose do e fitojmë të gjithën, ose do e shkatërrojmë të gjithën. Mund të themi për organizata. Unë besoj se kjo do të marrë fund shumë shpejt. Lëvizjet janë të komanduara. Tani na del seli që luan rolin e komandimin e kontrollit. Tentativa për të cënuar sigurinë kombëtare është e rëndë”, theksoi ai.

Lini një koment