Protesta, Luan Baçi përplaset me efektivët: Nuk do jeni këtu gjithë jetën!
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është përpalsur me efektivët e policisë gjatë protestës së sotme në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pasi ka tentuar të kalojë kordonin e sigurisë në zonën pranë Kryesisë së Kuvendit dhe të hyjë në bulevard.
Baçi ka kundërshtuar bllokimin e lëvizjes, ndërsa efektivët i kanë kërkuar të përdorë një rrugë alternative, duke argumentuar se kordoni ishte vendosur për garantimin e sigurisë.
Baçi: Nga të kaloj o zotëri se s’po e kuptoj, sinqerisht s’po e kuptoj. Unë iki andej këta të dalin prapë mbrapsht.
Efektivi i policisë: Ke rrugë ande. Ke rrugë këtej. Tani e kupton tani çfarë po ndodh aty?
Baçi: aty kanë dalë qytetarë që protestojnë kundër këtij autokratit, kundër këtij hajdutit të banditit këtu që ju nxjerr juve këtu. Atje mund të jenë edhe njerëzit e tu? Mendon se do jesh këtu gjithë jetën?
Ndërkohë, situata në disa zona të kryeqytetit është tensionuar. Në sheshin Skënderbej është hedhur gaz lotsjellës në sasi të mëdha, ndërsa në rrugën e Elbasanit janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.