Protestë ‘Jo në emrin tim’ edhe në Gjakovë, në marsh merr pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi
Sonte në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”, siç njofton KosovaPress. Qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit për t’u shprehur mbështetje çlirimtarëve në Hagë.
Sipas raportimit të KosovaPress, marshit protestues “Jo në emrin tim” iu bashkuan qytetarë të shumtë, të cilët protestuan kundër dënimit të padrejtë të çlirimtarëve, me flamuj shqiptarë dhe flakadanë në duar.
Siç njofton më tej KosovaPress, në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
Protesta e natës së sonte në Gjakovë u përmbyll me flakadanë, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së.