E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Kryeministri i vendit, Edi Rama zgjodhi sot Klodiana Spahiun si pasuesen e Evis Salës, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas këtij hapi ka reaguar vetë Spahiu, e cila ka falënderuar kreun e qeverisë për besimin, ndërsa thotë se do të punojë për të çuar para çdo angazhim në krye të këtij institucioni.

Falënderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka dërguar emrin e Klodiana Spahiut në presidencë, ku pritet të dekretohet nga presidenti Bajram Begaj.

Më tej, emri i Spahiut do i përcillet parlamentit, ku do votohet në seancë plenare.

Pas miratimit në Kuvend, Klodiana Spahiu bën betimin dhe merr zyrtarisht postin e ministres së Shëndetësisë.

Lini një koment