Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non gr

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non gr

Qëndrimi i Sali Berishës ndaj protestës për Zvërnecin dhe investimeve të lidhura me familjen Trump ka ndikuar në heqjen e non gratës. Këtë deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Mentor Nazarko.

“Po i jap të drejtë Berishës në një gjë që tha; ne nuk mund të jemi kundër investimit ndërkombëtar. Në nuk e dimë këtë sepse ajo është një protestë e cila është shumë ngjyrëshe. Kur erdhi Trumpi në pushtet, ai e sfidoi gjithë botën, gjithë fuqitë e mëdha duke vendosur tarifa dhe gjithë shtetet europiane u vu në rresht për t’i ofruar diçka Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuptim që Shqipëria t’i ofronte për ta marrë me të mirë Trumpin një investim si ky. Kjo ka qenë që në opozitë të Trumpit. Unë jam duke legjitimuar një qëndrim të Berishës i cili ndoshta mund ta ketë ndihmuar edhe për heqjen e non-gratës. Më fal kufizimin”, tha Nazarko në Off the Record em Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij një nga arsyet pse Rama është kaq gjatë në pushtet, pavarësisht pakënaqësive, është për shkak të mbështetjes së ndërkombëtarëve dhe marrëdhënieve të mira me familjen Trump.

“Nuk duhet ta mohojmë që një nga arsyet pse Rama ka qëndruar gjatë pushtet, me gjithë këtë pakënaqësi të kësaj pjese më të madhe të popullit, dhe me këtë dobësi të opozitës, se po të kishte një opozitë më të fortë në 2021-in dhe mund të kishte rënë, është mbështetja e madhe ndërkombëtare që ka. Sot ai kishte takim me presidentin e Francës dhe që ka marrëdhënie të mira me familjen Trump, kjo është pak, po duket me duket nga larg”.

Lini një koment