Rama me shqiptarët në Michigan: S’jemi më vend mbijetese, por shprese. Pritshmëritë janë rritur
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke komentuar protestat, Rama tha se shqiptarët tyani jetojnë me idenë se “mund të bëhet më mirë” dhe se kjo shprehje përmbledh edhe atë që protestuesit e konsiderojnë “Shqipëri e re”.
“Shqiprtarët tani jetojnë me idenë se ‘mund të ketë edhe më mirë’. Kjo shprehje, rritja e pritshmërive tregon vetë Shqipërinë e re, që kërkojnë edhe ata persona që dalin në bulevard. Ne nuk jemi tani një vend mbijetese, por një vene shprese”.
Më tej, foli për përparimin në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tha se janë hapur të gjithë kapitujt dhe se Tirana po punon për të mbyllur ato.
“Shqipëria po bën hapa përpara në procesin e integrimit europian. Janë hapur të gjitha kapitujt dhe po punojmë për të mbyllur ato”.
Komentoi gjithashtu edhe dënimin nga Gjykata e Hagës të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënvizoi se Shqipëria nuk mund të bëjë gjë tjetër, përpos se të jetë në krah të shtetit të Kosovës.
Në fund, theksoi se diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për atdheun.
“Diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për vendin amë, Shqipërinë. Diaspora është ajo, që ka ndihmuar familjet në Shqipëri dhe vijon ta bëjë këtë rol në mënyrë të pandërprerë. Mirënjohës pa fund”, deklaroi Rama.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës, Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Në New York, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.