Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më të rëndësishnme të Durrësit teksa shtoi se do të shndërrohet në një rrugë edhe më të sigurt e funksionale.

“Një nga akset më të rëndësishme të Durrësit, rruga “Adria”, po shndërrohet në një rrugë më të sigurt, më funksionale dhe më bashkëkohore për qytetarët dhe vizitorët.

Me trotuare të sistemuara, hapësira të gjelbra, ndriçim dhe një pamje krejtësisht të re, ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane”, shkruan Rama.

Lini një koment