Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Poloni, ku mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se procesi i rindërtimit të Ukrainës nuk mund të presë përfundimin e luftës dhe se kjo duhet parë si një investim strategjik për sigurinë e gjithë kontinentit, e jo si bamirësi.

“Ideja e këtij takimi, besoj, është shumë e thjeshtë, nëse rindërtimi pret deri në shkrepjen e plumbit të fundit, atëherë do të jetë tashmë shumë vonë. Dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu sot. Ndërkohë, Ukraina tashmë po rindërtohet ndërsa po mbron veten.

Ky është kuptimi i madh i kësaj konference, dhe Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë, Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtin vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj.

Nga ana tjetër, ne gjithashtu shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si procese që forcojnë njëra-tjetrën. Të dyja kanë të bëjnë me përmbylljen e Evropës, forcimin e rezistencës dhe uljen e dobësive strategjike.

Sigurisht, rindërtimi nuk është bamirësi, është strategji. Nuk ka të bëjë vetëm me riparimin e asaj që është shkatërruar, por me ndërtimin e një Ukraine demokratike, evropiane, moderne dhe të qëndrueshme, dhe me tregimin se e gjithë Evropa është e aftë ta bëjë këtë.

Pra, në përfundim të fjalimit tim të shkurtër, për të cilin jam i sigurt se e vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Evropës, Evropa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, është shprehur Rama.

Lini një koment