E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Renditja e Superiores/ vazhdon ngjitja e Vllaznisë dhe drama kryeqytetase, Teuta sheh më afër kreun. Mësoni situatën pas ndeshjeve të së shtunës

Renditja e Superiores/ vazhdon ngjitja e Vllaznisë dhe drama kryeqytetase, Teuta sheh më afër kreun. Mësoni situatën pas ndeshjeve të së shtunës

Nga Panorama Sport

Dy ndeshjet e të shtunës në Abissnet Superiore, kanë bërë që renditja të pësojë lëvizje të rëndësishme.

Suksesi i Teutës ndaj Laçit, i dha mundësinë ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova që të shkurtojë përsëri në 4 pikë diferencën nga Egnatia kryesuese, e cila kishte frenuar një ditë më parë.

Ndërkohë, Vllaznia del edhe një herë përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit, duke vazhduar ringjalljen e saj me 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit.

Ndërkaq, dy humbëset e sotme, Laçi dhe Partizani, mbeten përsëri në vendet e fundit të renditjes duke parë nga afër rrezikun e rënies në Kategorinë e Parë.

Lini një koment