E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Robert Duka nën akuzë në Greqi, i dyshuar si pjesë e grupit që grabiti 28 banka

Robert Duka nën akuzë në Greqi, i dyshuar si pjesë e grupit që grabiti 28 banka

Robert Duka, 50 vjeç, ka qenë nën akuzë në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për grabitjen e 28 bankave në Greqi, siç njofton Shqiptarja.com.

Ai prej ditësh mbahej nën vëzhgim nga agjentët e policisë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë, ndërsa bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Duka u arrestua në Tiranë si i dyshuar për dy grabitje nën kërcënimin e armës në filiale bankare në zonën e Komunës së Parisit, më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, ndërsa operacioni policor u kodua “Gjuetari i Bankave”.

Në grabitjen e fundit dyshohet se mori rreth 60 mijë euro, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan 8.200 euro, veshje të përdorura dhe 2 aparate celularë.

Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa të merret një vendim përfundimtar gjyqësor.

Lini një koment