Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sali Berisha pranon se ka paguar para për të marrë një vizë amerikane, ja se kush loboi!

Sali Berisha pranon se ka paguar para për të marrë një vizë amerikane, ja se kush loboi!

Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ka komentuar vizitën në SHBA.

Berisha ka pranuar se ka paguar para dhe ka lobuar për të marrë një vizë si dhe për heqjen e “Non Grata”-s, por që këtë të fundit nuk ka arritur dot ta heq.

“Ka lobuar “Continental”. Ata i kanë të ndara gjërat: nëse ti merresh me lobim, duhet të regjistrohesh në gjykatë. Ligji është shumë i rreptë atje. LaCivita nuk ka pasur lidhje.

Mund të them, meqë më pyet, ka qenë çmimi më i ulët që është paguar nga një person. “Continental” është legale dhe besoj se ka lobuar në Departamentin e Shtetit. Vendimi është marrë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe ka qenë vendim i sekretarit”, tha Berisha.

Po ashtu, kryedemokrati tha se i ka dërguar një letër presidentit Trump kur ky i fundit ishte në opozitë, për të cilën tha se e ka lexuar.

“Unë i kam dërguar një letër informimi Trumpit, kur ishte ai në opozitë. Siç i kam dërguar të gjithë liderëve që njihja dhe kishin peshë, dhe jam i sigurt që letra i ka shkuar. Unë e informova me një letër dhe jam i sigurt që ai e ka lexuar atë letër. Këtë ma ka thënë një person i njohur”, tha Berisha.

Lini një koment