Sunday, 2 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorSavicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Ish-fantazisti i Milan-it ka folur me emocione për ish-kapitenin kuqezi, i ndarë nga jeta tashmë. Mes rrëfimeve të tij për Franco Baresi-n, Dejan Savicevic ngre dhe një akuzë, duke thënë se është turp që ai nuk ka fituar “Topin e Artë”.

“Ishte kapiteni im, më donte shumë. Milani ishte ai, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë më si ai”, – tregon Savicevic nga shtëpia e tij në Budva të Malit të Zi.

“Ishte një njeri i madh, një shok i madh skuadre, një lojtar i jashtëzakonshëm. Kuptonte gjithçka, një vizion loje i pabesueshëm. San Siro këndonte: ‘Një kapiten, ka vetëm një kapiten’.

Beckenbauer-in e kam parë kur isha në moshë të vogël, një kampion me klas. Baresi ishte si ai. Baresi dhe Paolo Maldini ishin më të mirët në botë. Franco duhej të fitonte më shumë, edhe ‘Topin e Artë’. Është turp, si mund të mos ia japësh atë trofe Baresi-t.

Ju gazetarët nuk e keni votuar. Fitonin vetëm holendezët, Raijkaard ishte gjithmonë para tij. Përtej respektit për Rijkaard, flasim për një mesfushor të mirë, por Baresi ishte tjetër gjë, një fenomen.

Mos më flisni për ‘Topin e Artë’ se nervozohem. E kanë fituar Sammer dhe Cannavaro… Dhe jo Franco Baresi, një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit botëror. Ata nuk kanë qenë si Baresi. Ai ishte pozitiv, një lider dhe i kalonte këto gjëra”, – ka thënë Savicevic.

Lini një koment