E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaSharif i kërkon Trumpit të zgjasë ultimatumin ndaj Iranit me dy javë

Sharif i kërkon Trumpit të zgjasë ultimatumin ndaj Iranit me dy javë

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili luan një rol kyç si ndërmjetës në luftën e Lindjes së Mesme, i kërkoi sot presidentit të SHBA-së Donald Trump të zgjasë ultimatumin e tij me dy javë, duke kërcënuar të zhdukë “një qytetërim të tërë” nëse Irani nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit.

“Përpjekjet diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme, të fuqishme dhe të vendosur, me potencialin për të dhënë rezultate të konsiderueshme në të ardhmen e afërt”, tha Shehbaz Sharif në një mesazh të postuar në platformën X.

“Për të lejuar diplomacinë të ecë përpara, i kërkoj presidentit Trump të zgjasë afatin me dy javë”, shtoi ai./ a.jor.

Lini një koment